Site icon Telegrafi

Finlanda do të ofrojë përkrahje për luftimin e krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi për çështjen e sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Gashi e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë nga shteti i Finlandës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadorja Huhtamaki, theksoi se shteti i Finlandës është i gatshëm të ofrojë përkrahje të mëtejme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version