Presidenti finlandez Sauli Niinisto, ka thënë se vendi i tij do të aplikojë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.
Ai tha se kjo do të “rrit në maksimum” sigurinë e vendit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, kryeministrja finlandeze Sanna Marin, ka theksuar se shpreson se Parlamenti do të aprovojë vendimin për të aplikuar në NATO.
Në anën tjetër, Rusia ka filluar ta kërcënojë nëse Finlanda ndërmerr një veprim të tillë – duke alarmuar edhe më shumë Evropën. /Telegrafi/