Telegrafi

Finlanda me probleme të mëdha ndaj Kosovës

Përderisa përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku i ka të gatshëm fizikisht lojtarët për ndeshje, por jo edhe ligjërisht, përzgjedhësi i Finlandës, Hasse Backe, problemin kryesor me lojtarë e ka tek gjendja e tyre.

Finlandë – Kosovë, luhet më 5 shtator, dhe të dyja Përfaqësueset kanë probleme.

Finlanda sonte luan miqësoren me kampionët e botës, Gjermaninë, derisa trajneri Backe ka zbuluar problemet e mëdha që kanë.

Atyre ju mungojnë pesë lojtarë titullarë si Kari Arkivuo, Joona Toivio, Tim Bunting, Roman Eremenko dhe Përparim Hetemaj. Katër të parët janë të lënduar, kurse Hetemaj nuk ka pranuar të grumbullohet, pasi nuk dëshiron të luajë ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu Kosova me shumë mungesa, ky mund të jetë formacioni kundër Finlandës me lojtarët aktualë (Foto)

Ylli i CSKA Moskës, Eremenko mungon ndaj Gjermanisë, por ka gjasa të luajë ndaj Kosovës.

“Nuk jemi në situatë të mirë për ndeshjen ndaj Kosovës. Ne duhet të bëjmë zgjidhje. Fusha do të tregojë më së mirë se kush është i gatshëm”, ka thënë Backe për ‘Yle’, raporton Gazeta Olle.