Site icon Telegrafi

Finlanda ofron bashkëpunim në fushën e mirëqenies sociale

Në vazhdën e takimeve në Finlandë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi takoi Hanna Mantyla, Ministre për Punë Sociale dhe Shëndetësi, të cilën e njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve si dhe reformat tjera që po ndërmerren nga MPMS-ja.

Nga ana e saj Ministrja Mantyla e falënderoi Ministrin Abrashi për vizitën duke i ofruar bashkëpunimin dhe praktikat e Finlandës për modernizimin e shërbimeve publike në fushën e mirëqenies sociale në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version