Finlanda mund të jetë anëtarja më e re e aleancës më të fortë ushtarake në botë, NATO. Kështu ka deklaruar kryeministrja e këtij vendi skandinav, Sanna Marin.
“Ne kemi mundësinë të aplikojmë për anëtarësim në NATO dhe e konsiderojmë këtë gjë si mundësi reale. Ne gjithashtu vlerësojmë lirinë e zgjedhjes për të marrë vendime të pavarura në fushën e sigurisë”, tha Marina.
Ajo shtoi se Finlanda po forcon bashkëpunimin ushtarak me Bashkimin Evropian, raporton yle.
Siç thuhet, aktualisht është duke u vlerësuar situata në rajon, pas së cilës do të merret vendimi për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në bllokun ushtarak të lartpërmendur.
Më herët presidenti i Finlandës, Sauli Niniste, ka deklaruar se kërkesat e Rusisë, të cilat i janë dërguar SHBA-ve dhe NATO-s, janë në kundërshtim me urdhrin evropian të sigurisë.
Ndryshe, aleanca verioro-atalantike ka 30 anëtarë duke përfshirë edhe Shqipërinë, e cila kësaj organizate të themeluar në vitin 1949, iu bashkëngjit në vitin 2009. /Telegrafi/