Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në një takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Stjernvall në lidhje me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike, njofton LDK nëpërmjet një komunikate.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Finlandën”, thuhet në komunikatë.
Ambasadorja Stjernvall vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës.
“Njëkohësisht, rikonfirmoi zotimin e shtetit të Finlandës për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.