Finlanda tanimë është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s.
Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë mosangazhimin ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që hyrja e saj do të dyfishojë madhësinë e kufirit të NATO-s me këtë vend.
Historical video of Finland's declaration as a NATO country
In addition to Secretary General Jens Stoltenberg, U.S. Secretary of State Blinken also attended the ceremony. pic.twitter.com/NTk0T5uRzu
— NEXTA (@nexta_tv) April 4, 2023
Ky veprim është një goditje strategjike dhe politike për presidentin rus Vladimir Putin, i cili është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s drejt Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti lëvizjen e Helsinkit për t’iu bashkuar bllokut një “shkelje” ndaj sigurisë së Rusisë dhe tha se struktura e NATO-s ishte armiqësore ndaj Rusisë.
Siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, një ceremoni u mbajt jashtë selisë së organizatës në Bruksel për të ngritur flamurin bardheblu të Finlandës mes atyre të partnerëve të saj.
Ky veprim bie në ditëlindjen e NATO-s, 74-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të saj themelues të Uashingtonit më 4 prill 1949.
Ai përkon gjithashtu me një takim të ministrave të jashtëm të aleancës.
Ndryshe, ky është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020. /Telegrafi/