Në vazhdimësi të përkrahjes së sektorit të agrobiznesit në Kosovë, institucioni financiar amerikan FINCA ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kuvendin Komunal të Ferizajit, respektivisht me Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari.
FINCA Kosovë përmes përkrahjes financiare ndihmon komunën e Ferizajit në shumë rrafshe, ajo ngrit kapacitetet e komunës dhe kontribuon në krijimin e vendeve të punës, duke i kontribuar kësisoj zhvillimit ekonomik të mbarë komunës.
Që nga fillimi i saj, FINCA ka përkrahur zhvillimin e bujqësisë, dhe me anë të produkteve dhe projekteve të saj në këtë sektor, është munduar që të rris nivelin e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë.
FINCA është institucion ndërkombëtar amerikan me seli në Uashington DC, SHBA, dhe vepron në 22 shtete të botës, në pesë kontinente të ndryshme, dhe numëron mbi 1 milion klientë mbarë botën. /Telegrafi/