Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar e huas që nga fillimi i krizës globale, e cila do të mbështesë efikasitetin energjetik të ndërtesave të banimit, do të ndihmojë në uljen e gazrave të serrës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pronarëve të shtëpive.
“Duke nënshkruar këtë kredi sot, BERZH tregon se është e gatshme të mbështesë bankat partnere në të gjitha rrethanat. Vëmë re se kërkesa për kredi për efiçiencë të energjisë vazhdon në kohë krize dhe jemi këtu për të mbështetur klientët e Maqedonisë Veriore në tranzicionin e gjelbër, thotë Andy Aranitasi, Përfaqësues i BERZH-it në vend.
Ky financim është marrëveshja e tretë e kredisë me Ohridska Banka AD Shkup nga Programi i Mbështetjes së Energjisë së Gjelbër./Telegrafi/