Site icon Telegrafi

Financial Times: Tsipras, një Bismarck i Ballkanit, nëse arrin kompromis

Në një reportazh të gazetës amerikane Financial Times, thuhet se kryeministri grek, Alexis Tsipras është duke luajtur poker për Maqedoninë, dhe se lideri grek është duke u përballur me një rezistencë politike për çfarëdo lloj zgjidhje për çështjen e emrit.

Sipas tyre, pas 20 vitesh në harresë, 2018-ta mund të jetë viti që do t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë se si do të thirret vendi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reportazhi thotë se Greqia e ka kundërshtuar këtë emër, duke e ndërlidhur me pretendime territoriale të rajonit grek të quajtur Maqedonia.

Financial Times përfshin një zhvillim historik të ngjarjeve, duke filluar nga marrëveshja e përkohshme e vitit 1995, e deri tek vizita më e re e ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz në Athinë dhe në Shkup, duke mos lënë anash anketa që thotë se rreth 60% e grekëve janë kundër emrit Maqedonia, si edhe protestat dhe kundërshtimet e disa partive parlamentare greke.

Kjo gazetë shkon aq larg sa që konsideron se Tsipras mund të nderohet si një Otto Von Bismarck i Ballkanit, nëse arrin një pajtim, pasi që është nën trysninë e SHBA-ve, që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s, si edhe nën trysninë e BE-së për çështjen e borxhit./Telegrafi/

Exit mobile version