Site icon Telegrafi

Financial Times: Politika e brendshme e Shqipërisë, pamje jo tërheqëse për BE-në

Financial Times i kushton një shkrim të gjatë Shqipërisë, reformës së saj në drejtësi dhe krizës politike. Artikulli i prestigjiozes londineze, nis me dosjet e shumta të akumuluara në Gjykatën e Lartë, të mbetur vetëm me dy anëtarë, e cila më shumë i ngjan një depoje sesa një gjykate funksionale.

Edhe pse ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, e vlerëson maksimalisht këtë reformë, ajo nuk është mjaftueshëm për të bindur vendet anëtare të unionit, thuhet në shkrim.

“Politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet. Një ish-ministër i Brendshëm, i zotit Rama, i akuzuar si i lidhur me trafikun e drogës, së shpejti do të dalë në gjyq. Lulzim Basha, kreu i partisë opozitare Demokratike, të hënën do të pyetet nga prokurorët për akuzat për pastrim parash, të cilat ai i ka hedhur poshtë si politike”, shkruan Financial Times, përcjell A2.

Artikulli përmend gjithashtu shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti dhe tentativa për ta shkarkuar atë.

Financial Times i referohet disa burimeve në Bruksel që thonë se nëse vendimi për Shqipërinë nuk ndahet nga ai për Maqedoninë, shanset për vendin janë më të mëdha. /A2/Telegrafi/

Exit mobile version