Telegrafi

Financial Times: Hapet autostrada spektakolare e shqiptarëve

Projekti kolosal i qeverisë shqiptare, autostrada Durrës-Kukës ka zënë sërish faqet kryesore të mediave botorërore.

Në një shkrim të sajin, prestigjozja Financial Times shkuan, se sot hapet seksioni spektakolar prej 61 kilometrash i rrugës që kalon nëpër malet e Shqipërisë, duke krijuar kështu një lidhje strategjike mes shqiptarëve të të dyja vendeve.

Në hapjen e tunelit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi rrugën si “autostradën e shpresës, besimit dhe zhvillimit të shqiptarëve”. Shqipëria, shkruan Financial Times, shpreson se rruga po ashtu do të sjellë numër të madh turistësh.

Vetëm vitin e kaluar për periudhën janar- gusht 2008, Shqipëria u vizitua nga 2 milion e 700 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve vinin nga Kosova e Maqedonia. Seksioni i ri i autostradës, i financiuar nga qeveria shqiptare ndërtimin e një tuneli 5.6 km me dy hyrje dhe ura që së bashku arrijnë një gjatësi prej 4 kilometrash.

Për Kosovën vazhdimi i ndërtimit të rrugës vlerësohet se do të kushtojë rreth 650 milionë euro. Qeveria e Kosovës është shprehur se prioritet do të jetë ndërtimi i 15 kilometrave rrugë deri në Prizren.

Gazeta shkruan ndër të tjera se hapja e kësaj rruge për kryeministrin Berisha përbën një shans më tepër në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Kjo është një arritje e madhe për vendin, përfundon gazeta britanike.