Rekord i zi në ndeshjen finale të Euro 2016.
Takimi final në mes të Portugalisë dhe Francës nuk ishte ndoshta më i miri i pritur.
Megjithatë, hyri në histori për diçka të veçantë që nuk kishte ndodhur më parë.
Kjo pasi është hera e parë në histori që një finale e Kampionatit Evropian ka përfunduar me rezultat 0:0 në 90 minuta.
Në të gjitha ndeshjet finale të mëhershme, është shënuar të paktën një gol. /Telegrafi/