Site icon Telegrafi

“Finalja para finales”: PSG dhe Liverpooli startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Liverpooli do të përballen në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Parku i Princave”.

PSG është duke kaluar nëpër një formë fantastike nën trajnerin Luis Enrique dhe sonte cilësohen si favoritë.

Në anën tjetër, edhe Liverpooli i Arne Slot është një forcë dominuese në futboll në këtë edicion, duke e mbyllur fazën e ligës si lider dhe janë po ashtu lider në Ligën Premier.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Barcola.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai; Salah, Luis Díaz, Diogo Jota. /Telegrafi/

Exit mobile version