Site icon Telegrafi

Finalja e water-polit për femra SHBA-Itali u ndoq nga 5 milionë shikues

Rai 2, kanali olimpik në Itali, fillimisht është ndjekur mbrëmjen e djeshme nga 3.928.000 spektatorë. Rai Sport 1 është ndjekur nga 566.000 spektatorë, ndërsa Rai Sport 2 nga 416.000.

Totalisht, Olimpiada Rio 2016 është ndjekur në fillim të mbrëmjes nga 4.910.000 spektatorë. Ndeshja finale e water-polit për femra SHBA-Itali është ndjekur nga 4.866.000 spektatorë.

Me pas numri i ndjekësve është rritur duke shkuar në Rai 2 në 5.046.000.Fitorja e Italisë në gjysmëfinalen e volejbollit për meshkuj, deri në orën 20:28 është ndjekur nga 3.516.000 spektatorë.

Ndërkohë, finalja e beach volley të meshkujve Itali- Brazil, është ndjekur deri në orën 06:18 nga 347.000 spektatorë.

Exit mobile version