Site icon Telegrafi

Finalja e Lojërave Olimpike në futboll: Brazili – Spanja, formacionet e mundshme

Brazili dhe Spanja do të takohet sot në kuadër të finales së Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin ‘ Nissan Stadium’.

Brazili arriti të eliminonte Meksikën për të kaluar në finale të Lojërave Olimpike përmes penalltive.

 

Në anën tjetër, Spanja ia doli të fitonte në vazhdime ndaj Japonisë, me golin e realizuar nga Marco Asesnsio.

Për këtë sfidë, Furia e Kuq do të jetë pa lojtarët si Dani Ceballos dhe Oscar Mingueza, që janë të lënduar, derisa Selecaot kanë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Formacioni i mundshëm i Brazilit: Santos; Alves, D Carlos, Nino, Arana; Guimaraes, Luiz, Claudinho; Richarlison, Cunha, Antony

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon; Gil, Torres, Garcia, Cucurella; Zubimendi, Pedri, Merino; Asensio, Oyarzabal, Olmo. /Telegrafi/

Exit mobile version