Telegrafi

Finalja e Ligës së Kombeve: Spanja dhe Franca startojnë me më të mirët

Foto: Marca

Spanja dhe Franca do të luajnë në finale të Ligës së Kombeve, duke tentuar kështu që të fitojnë trofeun e garës më të re të UEFA-s.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “San Siro” në Itali.

Spanja e eliminoi Italianë, për të arritur në finale, duke befasuar të gjithë me paraqitjen brilante.

Në anën tjetër, Franca kishte punë me Belgjikën, e që për ta fitorja ishte mjaft e mundimshme, pasi golin e fitores e shënuan fare në fund.

Portugalia është aktualisht kampion në fuqi, pasi e fitore trofeun para katër vitesh, e që ishte i pari në garën e re të shtëpisë së futbollit evropian.

Formacionet zyrtare:

Spanjë: Simon, Azpilicueta, Busquets, Gavi, Torres, Garcia, Rodri, Alonso, Laporte, Oyarzabal, Sarabia.

Foto: UEFA.com

Francë: Lloris, Pavard, Kimpembe, Varane, Kounde, Pogba, Griezmann, Tchouameni, Mbappe, Benzema, Hernandez. /Telegrafi/

Foto: UEFA.com