Telegrafi

Finalja e Ligës së Kampionëve, forca të shumta sigurie në ‘San Siro’

Më shumë se dy mijë trupa të policisë do të kontrollojnë situatën rreth stadiumit San Siro gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

E përditshmja spanjolle AS, ka bërë të ditur se autoritetet italiane janë përgatitur në maksimum për të mbajtur rendin gjatë finales së Ligës së Kampionëve, ku të shtunën mbrëma takohen Real Madridi me Atletico Madridin.

Sipas AS, duke parë kërcënimet e shumta që po bëhen nga organizata terroriste ISIS, autoritet në Milano duan që të kontrollojnë gjithçka çka ndodh brenda dhe jashtë San Siros, andaj thuhet se më shumë se 2 mijë trupa të policisë do të kontrollojnë situatën rreth stadiumit San Siro gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Real Madridi dhe Atletico Madridi tashmë gjenden në Milano, ku sonte do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para finales së Championsit.