Është caktuar orari i ndeshjes finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës (P) dhe Mitrovicës.
Përballja do të zhvillohet më 22 maj në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë që në gjysmëfinale Kosova (P) e eliminoi Lirinë pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Nga ana tjetër, Mitrovica e eliminoi Feronikelin pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.
Pritet një përballje interesante ndërmjet këtyre dy skuadrave që do të rezultojë me shpalljen e ekipit fitues të Kupës së Kosovës.