Site icon Telegrafi

Finalja e Kupës, më 7 qershor

KE në mbledhjen e radhës ka diskutuar për disa çështje, më theks të veçantë për përgatitjet për ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë dhe Senegalit që do të zhvillohen më 21 maj dhe 25 maj.

“Anëtarët e KE debatuan rreth përgatitjeve për ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë dhe Senegalit që do të zhvillohen më 21 maj dhe 25 maj dhe konstatuan se përgatitjet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë”, është thënë ën njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi KE po ashtu miratoi edhe orarin e garave për ndeshjet e barazhit dhe për ndeshjen finale të kupës.

“Ndeshjet e barazhit do të zhvillohen me 3 qershor për Ligën e parë dhe më 4 qershor për Superligën e Kosovës, ndërsa vendi se ku do të zhvillohen do të caktohet pasi që do të dihen skuadrat që do të ballafaqohen në këtë garë. Ndeshja finale e kupës do të zhvillohet më 7 qershor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjithashtu KE po ashtu miratoi raportin financiar për vitin 2013. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version