Telegrafi

Finalja e Kupës, Athletic Bilbao – Mallorca: Formacionet zyrtare, Muriqi nga minuta e parë

Athletic Bilbao dhe Mallorca do të përballen sot (e shtunë) me fillim nga ora 22:00 në finalen e madhe të këtij edicioni në Kupën e Mbretit në Spanjë.

Për të siguruar kalimin në finale Athletic Bilbao e mposhti Atletico Madridin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy ndeshjeve.

Mallorca në anën tjetër pati punë në gjysmëfinale me Real Sociedadin, të cilët arritën t’i eliminojnë vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Tek Mallorca sulmin do ta udhëheq sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë mjaft të mirë këtë sezon në La Liga, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë deri më tani.

Formacionet zyrtare:

Athletic Bilbao: Agirrezabala, Yuri, Paredes, Vivian, De Marcos, Prados, Galarreta, N.Williams, O.Sancet, I.Williams, Guruzeta.

Mallorca: Greif, Lato, Copete, Muriqi, S.Darder, Samu, Dani Rodriguez, Larin, G.Gonzalez, A.Raillo, Valjent./Telegrafi/