Telegrafi

Finalja e FA Cup: Barazohet rezultati në Wembley

Manchester United i ka barazuar shifrat në 1-1 në finalen e FA Cup që po e luan ndaj Manchester Cityt.

Citizens kaluan në epërsi qysh në minutën e parë, kur Ilkay Gundogan u asistua prej Kevin de Bruynes.

Mirëpo, Djajtë e Kuq u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1, shkaku që Jack Grealish luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Bruno Fernandes e mori përgjegjësinë në minutën e 33-të dhe e konvertoi penalltinë në gol. /Telegrafi/

https://twitter.com/centregoals/status/1665004093151281154