Telegrafi

Finalja e Euro 2024: Spanja dhe Anglia startojnë me më të mirët në dispozicion

Spanja dhe Anglia do të përballen sonte (14 korrik) për trofeun e Euro 2024.

Finalja që nis në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Olympiastadion” që ka 71 mijë ulëse.

Furia e Kuqe shihet si favorite për këtë takim, por kjo përparësi vije shkaku i formës së tyre të lartë të treguar gjatë gjithë turneut.

Në anën tjetër, Tre Luanët kanë performuar dobët, duke lënë të gjithë në dyshime se mund të triumfojnë sonte.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Yamal, Olmo, Williams, Morata.

Anglia: Pickford, Guehi, Stones, Walker, Shaw, Saka, Kobbie, Rice, Bellingham, Foden; Kane. /Telegrafi/