Finalja për trofeun e parë të këtij sezoni të futbollit anglez do të zhvillohet në Wembley, kur kampionët në fuqi Liverpool do të përballen me Newcastle United në edicionin e 65-të të Carabao Cup.
Reds nuk mund të kishin kërkuar për një kundërshtar më të mirë historikisht, pasi ata kanë mundur Newcastle në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit mes tyre, së fundmi muajin e kaluar me rezultat 2-0 në Anfield.
Megjithatë, te Newcastle janë të motivuar, pasi që duan trofeun e parë në Angli që nga viti 1955.
📸 A gift from the @LFC players to the fans! ❤️#EFL | #CarabaoCupFinal pic.twitter.com/6yJwIp3usE
— Carabao Cup (@Carabao_Cup) March 16, 2025
Arne Slot për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Mohamed Salah, i cili do të mbështet nga Diaz dhe Jota.
Në anën tjetër, Eddie Howe, do të startojë me lojtarin më të mirë, Alexandre Isak, që këtë sezon ka shënuar 22 gola.
Liverpool: Kelleher; Quansah, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Diaz; Jota.
Newcastle: Pope, Trippier, Schar, Burn, Livramento, Bruno, Tonali, Joelinton, Barnes, Murphy, Isak.
/Telegrafi/