Janë caktuar datat e finales së Digitalb Kupës së Kosovës si dhe të ndeshjeve të barazhit për Vala Superligë dhe Ligën e Parë.
Kësisoj, finalja e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të luhet më 27 maj.
Stadiumin do të jetë “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe ndeshja fillon në ora 16:00.
Prishtina shkoi në finale duke e mposhtur Vushtrrinë, ndërsa Vëllaznimi e eliminoi Drenicën.
Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 31 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00.
Skuadrat që do të luajnë në barazh do të dihen vetëm pasi të mbyllet kampionti në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë.
Derisa ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, më 28 e 29 maj, në Gjakovë, në orën 16:00. /Telegrafi/