Site icon Telegrafi

Finalja e “Dance with Me” do të jetë e regjistruar, jo në transmetim direkt (Foto)

Dhjetori ishte menduar si muaji i natës finale të spektaklit të vallëzimit ‘Dance With Me Albania’, mirëpo për shkak të ngjarjeve politike në Shqipëri, emisioni ‘Opinion’ mori fashën kohore të programit të Alketës.

Por, për shkak të të ftuarëve e gjithçka ishte përgatitur atë natë, produksioni vendosi të regjistrohet finalja më 18 dhjetor.

Surpriza e madhe veçse u prish ditë më parë, kur ish-konkurentja Linda Rei zbuloi kampionët e edicionit të katërt.

Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu u shpallën më të mirët e këtij viti, teksa i ftuar special ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

“Dance with Me” ishte prej formateve më të shikuara televizive, por ahstu si të gjitha spektaklet tjera, edhe ky organizim televiziv u kontestua fuqishëm nga vet pjesëmarrësit.

Ndryshe, pos “Dance with Me” në Shqipëri mbahet edhe një spektakël i ngjashëm, “Dancing with the Stars”. /Prive/Telegrafi/

Exit mobile version