Telegrafi

Finalja e Copa America: Argjentina e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Brazilit, vendos super goli i Angel di Marias

Argjentina ka shkuar në pushim me epërsi prej 1-0 ndaj Brazilit, në finalen e Copa Amerika.

Dy kombëtaret më të njohura të Amerikës Jugore, janë në finale të Copa America, ku po zhvillohet një lojë shumë fizike dhe me shumë ndërprerje.

Brazili luanin më shumë me topin dhe rrezikuan me dyshen Neymar-Richarlison, por asnjëri nuk arritën të shënojnë.

Në minutën e 22-të, një aksion shumë i bukur i Argjentinës, ku De Paul jep një pasim nga 40 metra, duke e vënë Angel di Marian përballë me portierin, i cili me mjeshtri e parabolloi duke shënuar për 1-0.

Pas tij provoi edhe Le Messi, por goditja e tij shkoi jashtë.

Braziliani në fundin e kësaj pjese provoi t’ barazojë shifrat, por nuk ia arriti. /Telegrafi/