Telegrafi

Finalja baske e Kupës së Mbretit, Real Sociedad – Athletic Bilbao: Dy klubet sigurojnë biletat edhe për Superkupën e Spanjës

Real Sociedad dhe Athletic Bilbao janë finalistë në Kupën e Mbretit, në një edicion të çmendur të kësaj gare, ku të mëdhatë u eliminuan shumë herët.

Sociedadi finalen e siguroi të mërkurën, ndërsa të enjten ndeshjen finale e siguroi edhe Athletic Bilbao.

Ata kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Granadas me rezultatin 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit pësuan 2-1 , por në finale kaluan falë golit të shënuar si mysafir.

Finalja me Kupës do të zhvillohet në Estadio de La Cartuja në Sevilla me 18 prill.

Këto dy klube e kanë të konfirmuar edhe pjesëmarrjen në turneun e Superkupës së Spanjës për sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite.

Ata do të bashkohen nga fituesit e kampionatit dhe vendin e dytë, që mbahen aktualisht nga Real Madrid dhe Barcelona. /Telegrafi/