Sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Lagja e Trimave”, i cili është në fazën e fjalëve përfundimtare të të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.
Në këtë proces 37 të akuzuar gjykohen për veprën “terrorizëm” dhe “organizim terroristik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 9 dhe 10 maj në Kumanovë në të ashtuquajturën Lagja e Trimave, pati përleshje mes forcave policore të Maqedonisë dhe një grupi të armatosur.
Në luftimet që zgjatën dy ditë humbën jetën tetë policë dhe 40 u lënduan, ndërsa nga grupi i armatosur humbën jetën 10 persona./Telegrafi/