Site icon Telegrafi

Final Fouri, spektakli që bashkon tifozeritë për pavarësi në Mitrovicë

Pas shumë kohësh, të gjitha tifozëritë e katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës do të jenë në një vend.

Torcida

Final Four i Kupës së Kosovës që do të nis të premten në Mitrovicë, do t’i mbledh (sipas renditjes alfabetike): “Arpaxhikët”, “Plisat”, “Shqiponjat” dhe “Torcidën”, në përkrahje të ekipeve të tyre.

Plisat, Foto: Telegrafi

Kësaj radhe, të gjitha skuadrat kanë shpresa për të fituar Kupën, ndërsa rivalitetit në parket hijeshi do t’i japin pjesa e pandashme e ekipeve – tifozëria.

Shqiponjat, Foto: Telegrafi

Herën e fundit, të gjitha tifozëritë kanë qenë të pranishme në Final Fourin e organizuar në Prizren, në vitin 2013. Në vitet tjera, së paku njëra nga tifozëritë ka munguar për arsye të ndryshme.

Arpagjikt

Çdo tifozëri ka marrë nga 300 bileta për ndeshje, ka konfirmuar FBK. Ndërsa në “Minatori” do të jenë prezent edhe zyrtarë të lartë të FIBA-së për të parë njërën ndër ngjarjet më të mëdha të basketbollit në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version