Telegrafi

‘Final 4’ në Superiorën shqiptare, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Ka përfunduar sezoni i rregullt 2023/24 në elitën e futbollit shqiptar dhe tani do të vendoset për kampionin në ‘Play-Off’.

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për përballjet gjysmëfinale ku katër skuadrat e para Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë mësuar kundërshtarët.

Kësisoj gjysmëfinalja e parë është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet më 17 maj në ‘Air Albania’.

Gjysmëfinalja e dytë e ‘Final 4’ në Superiore është mes Egnatias dhe Vllaznisë së Shkodrës që zhvillohet po në ‘Air Albania’ të dielën e 19 majit.

Në gjysmëfinale zhvillohen vetëm nga një ndeshje dhe fituesit kalojnë në finalen e madhe që luhet më 26 maj. /Telegrafi/