Ato nuk duhet të shërbejnë vetëm për të bërë pije nga e cila shumica e njerëzve janë të varur
Transformoni ato në neutralizues të erërave, aromatizues të rrobave dhe peceta për pastrim ekrani, transmeton Telegrafi.
1. Çlirohuni nga aromat e pakëndshme
Në vend që të vendosni një kuti të tërë sodë buke në frigorifer për të absorbuar erëra të pakëndshme, bëni çanta të vogla filtri kafeje që mbajnë dy, tre lugë sodë buke, lidheni me llastik dhe vendoseni në frigorifer. Përveç kësaj, do të shërbejnë për të hequr aromat e pakëndshme nga këpucët, thjesht vendosni një pako në secilën këpucë.
2. Bëni letrat tuaja freskuese të rrobave
Zhytni një filtër kafeje në uthull alkooli, kullojeni, pastaj hidhni disa pika vaj esencial dhe vendoseni në tharëse. Kjo do të neutralizojë aromat dhe rrobat tuaja do të marrin aromë të freskët. Përveç kësaj, vaji esencial ka një efekt antibakterial.
3. Fshini ekranet me to, ato nuk lënë asnjë qime
Filtrat e kafesë nuk lënë qime, prandaj janë ideale për të fshirë ekranin, për shembull, nga një iPad, laptop, celular, TV, etj. Ata janë gjithashtu të mirë për të fshirë nëse derdhni pak lëng. /Telegrafi/