Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, sot vizituan ambulancat në Autokomandë dhe Hekurishte, si dhe poliklinikën në Çento.
Ata e panë gjendjen në të cilën gjinden këto ente shëndetësore, informojnë nga Komuna e Gazi Babës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari Georgievski njoftoi se në vendin e banesës së vjetër të shkatërruar të ambulancës në Autokomandë, e cila, siç tha ai, që moti ofron shërbime mjekësore të denja për nevojat e qytetarëve, do të ndërtohen krejtësisht poliklinikë e re.
“Ndërtimi i poliklinikë së re është objekt strategjik i mirë i cili lehtë do të jetë i në dispozicion për të gjithë qytetarët e komunës dhe do ta afrojë mbrojtjen primare dhe sekondare të qytetarëve. Komuna është në fazën e sjllejs së dokumentimit urbanistik detal, dhe ku qytetarët e Autokomandës në një vend do të mund të marrin shërbimet mjekësore dhe nevojat sociale”, theksoi Georgievski./Telegrafi/