Një video rrëqethëse që është shpërndarë në Snapchat gjatë kësaj jave ka quar në arrestimin e tri adoleshenteve nga Arkansasi i SHBA-ve, të cilat akuzohen për torturimin e një foshnje me revole elektrike.
Policia i është përgjigjur telefonatës kur në spitalin regjional u trajtua një foshnje për keqtrajtim. Aty policia intervistuan Elyssa Watkins, nënën e njëvjeçares Carrigan e cila shfaqet në videon e Snapchati duke u torturuar nga tri adoleshente, të cilat madje qeshnin me të derisa e godisnin me revole elektrike që e bënte të bërtiste nga dhimbjet.
Watkins u ka thënë policisë se treshja e adoleshenteve janë përgjegjëse për gjendjen e vajzës së saj, dhe pasi analizuan pamjet identifikuan dhe arrestuan vajzat.
Megjithatë, për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa familja e saj vazhdon të mbajë zi për vdekjen e vajzës së tyre 18-vjeçe e cila në fillim të vitit humbi jetën në një aksident trafiku. /Telegrafi/