Site icon Telegrafi

I filmuan të shtrirë në tokë nga konsumimi i tepërt i drogës, që nga ai moment jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht (Foto/Video)

Vitin e kaluar në rrjetet sociale ishte shfaqur një video, në të cilin shiheshin një çift që kishte humbur vetëdijen nga mbidoza e heroinës. Ata qëndronin të shtrirë në trotuar në Memphis të Tennesse në mes të ditës, derisa kalimtarët e rastit kalonin pranë tyre, shkruan Independent.

Ronald Hardy dhe bashkëshortja e tij Carla, tani kanë pranuar të jenë pjesë e një dokumentari të realizuar nga Time dhe Mic, ku kanë pranuar se çfarë në të vërtet kishte ndodhur. Dyshja kanë pranuar se për më shumë se 40 vite kanë qenë të varur nga droga, transmeton Telegrafi.

Në videon e shfaqur vitin e kaluar, tregon se çfarë kishte ndodhur me ata pasi kishin shijuar drogën të cilën e kishin blerë në ato momente.

Burri qëndronte i shtrirë mbi shtyllën e metaltë, derisa gruaja e gjunjëzuar në trotuar. Kjo agoni ka zgjatur në rrugë, derisa një çiklistë u ndal dhe i telefonoi ndihmës së shpejtë.

Por, kjo video u shërbeu dyshes për të mbledhur mend. Pas këtij Ronald Hardy është shtrirë në një qendër rehabilitimi për tu shëruar.

Kurse pas publikimit të videos Carla është arrestuar, dhe disa muaj më vonë edhe ajo është dërguar për shërbim në qendrën rehabilituese. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version