Telegrafi

Filmuan çiftin e droguar që kishte humbur vetëdijen nga mbidoza brenda veturës dhe e transmetuan live në Facebook (Video, +16)

Dy burra në Boston kanë hasur në një çift që kishin humbur vetëdijen nga mbidoza brenda veturës, ku femra që ishte pranë timonit kishte në prehër shiringën me gjilpërë.

Por, kur njëri nga këta dy burra u trokiti në dritaren e veturës, gruaja arriti të këndellet derisa burri që ishte pranë saj dukej sikur kishte vdekur, transmeton Telegrafi.

Aty e kuptuan se dyshja ishin droguar dhe gjithë ngjarjen e filmuan me telefon dhe e transmetuan live në Facebook, dhe e cila është shikuar nga mbi 12 milionë persona.

Kur kjo grua e droguar pa se partneri i saj i identifikuar si Dan nuk po lëvizte, u kaplua nga paniku dhe mundohej me çdo kusht që ta rikthente në jetë, por pa sukses.

Për fat të mirë në vendin e ngjarjes u shfaq policia, të cilët pas shumë tentativave arrijnë ta zgjojnë të droguarin i cili menjëherë fillon të vjell. /Telegrafi/