Telegrafi

Filmonte qiellin e mbushur me re të zeza, rrufeja godet tarracën ku po qëndronte – i riu u shpëton vdekjes për një fije floku (Video)

Një burrë i cili po qëndronte në tarracën e shtëpisë i ka shpëtuar më të keqes, kur rrufeja goditi një pjesë të tarracës vetëm pak metra larg këmbëve të tij.

Daniel Modol 38-vjeç nga qyteti Gjerstad i Norvegjisë, ka arritur ta filmojë momentin kur rrufeja godet tarracën dhe nga frika e madhe ai në një moment lëshon nga dora telefonin, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet Daniel dhe një mik i tij duke qëndruar në tarracë, derisa qielli ishte i mbushur me re pothuajse të zeza.

 

Dhe në një moment dëgjohet një zhurmë e madhe dhe pas disa sekondave shihet rrufeja duke goditur tarracën, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpi si dhe në pajisje të ndryshme. /Telegrafi/