Site icon Telegrafi

Filmonin veten duke u argëtuar brenda veturës, humbin jetën katër prej tyre në aksident trafiku (Video)

Një grup të rinjsh po filmonin dhe transmetonin drejtpërdrejt në internet udhëtimin e tyre me veturë, kur u përplasën dhe katër prej tyre humbën jetën.

Pamjet e publikuar më poshtë, shfaqin tetë të rinj të cilët filmojnë veten duke u argëtuar derisa po ndiznin fishekzjarrët për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, transmeton Telegrafi.

Por, pak momente më vonë filluan udhëtimin me veturë nëpër rrugët e qytetit indian Udaipur, ku pas më shumë se 100 kilometrave ngasje u përplasën për vdekje me një veturë tjetër.

Raportohet se tejkalimi i shpejtësisë dhe reagimi i dobët i shoferit qoi drejt kësaj katastrofe, në të cilën humbën jetën të rinjtë nga mosha 20 deri në 25 vjet.

Por, është interesant fakti se si brenda një veturë të vogël kishin arritur të futen tetë persona, katër prej të cilëve humbën jetën në këtë aksident trafiku.

Mediat indiane nuk kanë zbuluar identitetin e asnjërit prej viktimave e as të mbijetuarve, gjendja shëndetësore e të cilëve është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu nuk dihet se sa persona e kanë shikuar videon që është transmetuar live në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version