Telegrafi

Filmon veten duke vozitur dhe pirë alkool, pamjet i transmeton live në Facebook – burri nga Teksasi shkakton aksident ku humbin jetën tre persona

Një burrë është filmuar nga kamera duke pirë alkool pak momente para se të përplasej me veturë, ku si rezultat i kësaj kanë humbur jetën tre pasagjerë që ishin me të, përfshirë këtu edhe të dashurën.

Pamjet po transmetoheshin drejtpërdrejtë në Facebook në profilin e 47-vjeçarit Camilo Morejon, i cili po ngiste veturën në fshatin Jersey në veriperëndim të Teksasit, transmeton Telegrafi.

Vetëm një minutë pas përplasjes fatale, Morejon shihet se si para kamerës e tregon shishen që duket se ka birrë brenda dhe i thotë partneres së “vozit më mirë kur pi alkool”.

E pasi përfundon transmetimi i pamjeve live, vetura e Morejonit, një Honda ngjyrë hiri, është përfshirë në një aksident trafiku me një kamion, ku humbën jetën tre persona që ishin në veturë me të – e shoferi i kamionit raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në seancën gjyqësore është bërë e ditur se mbi Morejon rëndojnë tri pika të aktakuzës, vozitje nën ndikim të alkoolit, vdekje dhe vozitje e rrezikshme. /Telegrafi/