Ky është momenti shokues kur një shofer i pandërgjegjshëm filmon veten duke vozitur me 225 kilometra në orë, pa e mbajtur me duar timonin.
Megjithatë këto pamje përfunduan në duart e policisë, pasi që Richard Allen, 38-vjeç, goditi me një grua të moshuar të cilën e lëndoi rëndë dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë, transmeton Telegrafi.
Dhe kur policia kontrolluan telefonin e tij, gjetën pamjet që dëshmojnë se si ai vozit kur është nëpër autostradë.
Megjithatë, ai këto ditë është paraqitur në bankën e të akuzuarve në West Midland të Anglisë, ku përveç se i është marrë leja, kanë dëshmuar qytetarët për të bëmat e tij. /Telegrafi/