Një djalë i ri po filmonte veten me telefon mobil duke kërcyer ne vendin e punës, mbeti me fytyrë të skuqur kur papritmas u shfaq shefi i tij.
Momenti turpërues është filmuar me telefonin e një punëtori të “Walmart”, brenda një dhome të zbrazët gjatë pauzës së drekës, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në internet, shfaqet momenti kur i riu afrohet para kamerës dhe fillon të vallëzojë, duke menduar se askush nuk do të futet brenda dhomës e aq më pak shefi.
Por në momentin që shefi shfaqet në dhomë, gjithçka ndryshon. I riu tmerrohet dhe menjëherë e ndalë telefonin, duke u munduar të arsyetohet për veprimin duke i kërkuar falje shefit.
Për fat të mirë ky djalosh raportohet se nuk e ka humbur vendin e punës edhe pse ka rrezikuar shumë. /Telegrafi/