Telegrafi

Filmon veten duke shtypur me veturë shpezët, shokohet australianët (Video)

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale ka shokuar opinionin në Australi, pasi në të shfaqet një burrë brenda një veture me të cilën i shtyp emusët (lloj shpendi).

Videoja rrëqethëse shfaq burrin i cili përveç që qesh derisa i shtyp emusët, vazhdimisht shanë, ndërsa pamjet janë filmuar në një zonë rurale në Australi, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai i numëron emrusët derisa i shtyp, “një, dy, tre”. Sipas mediave australiane, ky burrë i papërgjegjshëm i ka shtypur të paktën 10 emusë, ndërsa videoja është shpërndarë nga më shumë se 17 mijë persona.

Raportohet se ai po lëvizte me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, ndërsa në momentin dramatik e drejton kamerën kah dritarja për të filmuar tmerrin. /Telegrafi/