Telegrafi

Filmon veten duke hedhur karriget nga ballkoni i katit të 45-të i ndërtesës, kanadezja 19-vjeçe dorëzohet në polici (Video)

Një 19-vjeçare është shfaqur në stacionin e policisë pasi akuzohet për hedhjen e dy karrigeve nga ballkoni i katit të 45-të të një ndërtese të lartë në Toronto të Kanadasë, të cilat përfunduan në rrugët e mbushura më këmbësorë dhe vetura.

Ky incident madje është transmetuar live në internet, dhe ka nxitur reagime të ashpra të opinionit që kërkuan që autori i veprës të përgjigjet para organeve të drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Detektivi Todd Higo ka pranuar se Marcella Zoia është dorëzuar në stacionin e policisë, ndërsa videoja e publikuar në internet është shikuar në masë të madhe dhe shfaq vajzën e re duke hedhur karriget nga ballkoni, të cilat përfunduan në rrugët që frekuentoheshin nga shumë vetura dhe këmbësorë, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

Apartamenti ku kishte ndodhur incidenti ishte marrë me qira, e Zoia që kishte rrezikuar jetën e qytetarëve është dorëzuar në stacionin e policisë. Ajo është liruar pasi pagoi dënimin prej dymijë dollarë dhe është urdhëruar që të jeton me nënën. /Telegrafi/