Telegrafi

Filmon vdekjen e vet, bie nga kulmi i ndërtesës 62-katëshe (Video, +18)

Një djalë i ri kurrë nuk kishte besuar se do ta pësoi me jetë, derisa u mundua të bëjë ushtrime i varur në majën e një ndërtese 62 katëshe.

Wu Yonging i njohur për ngjitjet e tij të rrezikshme nëpër ndërtesa të larta pa pajisje ndihmëse, është rrëzuar nga ndërtesa 62-katëshe në qytetin kinez Changsha, transmeton Telegrafi.

26-vjeçari ishte pjesëmarrës në një lojë të rrezikshme, ku fituesi do të fitonte një shumë të majme të parave.

Në videon e publikuar më poshtë, Yonging shihet duke qëndruar i varur në kulmin e ndërtesës, dhe pasi humb fuqinë në duar tenton të ngjitet në kulm por pa sukses – rrëzohet dhe vdes në vend.

Trupi i pajetë i këtij të riu është gjetur nga pastrueset, ndërkaq axha i tij ka deklaruar për China Morning Post, se i riu planifikonte t’i propozonte fejesë të dashurës së tij, pasi ta përfundonte sfidën.

“Ai kishte nevojë për para për dasmë dhe për shpenzimet e trajtimit të nënës së tij në spital”, ka shtuar ai. /Telegrafi/