Site icon Telegrafi

Filmon tinëzisht gruan për ta kuptuar pse është e lodhur çdo mbrëmje, shokohet kur e kupton arsyen e vërtetë (Video)

Sa herë ju ka hasur të dëgjoni se meshkujt e kanë më të vështirë jetën sesa femrat?

Japonezët kanë realizuar një hulumtim interesant lidhur me këtë temë, dhe kanë dëshmuar me fakte se femrat bartin mbi supe më shumë përgjegjësi dhe probleme të natyrave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Përveç hulumtimit, ata kanë realizuar edhe një dokumentar ku shumë meshkuj dhe femra pyeten se kush prej tyre bartë më shumë përgjegjësi.

Një video që ka nxitur reagime të ashpra tek miliona njerëz, shfaq momentin kur një burrë filmon tinëzisht gruan e tij dhe të gjitha aktivitet që ajo i bën gjatë ditës. Por ajo çfarë ka zbuluar në video, e ka bërë te pendohet për veprimin që e kishte ndërmarrë.

Në hulumtimin e realizuar, është konstatuar se gjatë ditës femrat kryejnë punë më të vështira dhe ngritin pesha të ndryshme duke filluar nga ushqimi që e blejnë e deri tek shtretërit dhe orenditë tjera. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version