Një vajzë nga Michigani në SHBA, ka filmuar me telefon mobil të dashurin e saj i cili e kërcënonte me vrasje, madje në një moment ia tregon plumbin që e kishte “rezervuar” për të.
India Mackey është qëlluar dhe vrarë vetëm një ditë pasi festoi 20-vjetorin e lindjes. I dashuri i saj 18-vjeç, Kevin Dixon, është arrestuar nën akuzën për vrasje të shkallës së parë dhe armëmbajtje pa leje, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/AndreaIsomWXYZ/status/1197991377977647105
Në pranga ka përfunduar edhe e ëma e tij nën akuzën për bashkëpjesëmarrje në vrasje, pasi kishte ndihmuar të birin ta fsheh armën me të cilën kreu vrasjen.
Mackey është vrarë të premten rreth orës 17:30 në periferi të Detroit. Sipas informacioneve të para të policisë, ajo ishte qëlluar me armë pas një fjalosje që e kishte pasur me partnerin, derisa po qëndronin të ulur brenda furgonit të parkuar para shtëpisë së Dixonit.
Duke parë se po i rrezikohej jeta, ajo nxori telefonin dhe filloi ta filmon Dixonin që po qëndronte ulur pranë saj duke mbajtur në dorë revolen. Ajo e filmoi duke ia treguar plumbin me të cilin do ta qëllonte.
“Mendon se po tallem?” dëgjohet duke thënë Dixon në video të cilën e ka publikuar gjykata.
https://www.youtube.com/watch?v=jaSll2smj4g&feature=emb_title
Gjithashtu në video shihet se si ai i fshin gjurmët e gishtërinjve nga plumbi që e fut në folenë e revoles. Ndërkaq gjykatësi Eric Smith, gjatë seancës ka bërë të ditur se Dixon më pas e kishte mbushur revolen dhe kishte vrarë India Mackey.
Policia ka arrestuar Dixonin, kurse sipas hetuesve ai kishte përdorur telefonin e viktimës për ta thirr të ëmën të cilën e luti që ta ndihmojë ta fsheh revolen. /Telegrafi/