Një burrë kishte guximin t’i qëndron afër dy pitonëve, të cilët kishin filluar një betejë të ashpër në një zonë malore.
Tony Harrison që punon në kapjen e gjarpërinjve në Brisbane të Australisë, ka filmuar betejën e dy pitonëve, transmeton Telegrafi.
Videoja afro katër minuta shfaq pitonët e mbështjellur në trupin e njëri-tjetrit, ku në një moment Harrison u afrohet për t’i ndarë, por duke parë rrezikun vendosë të largohet.
Pamjet janë bërë virale në internet, ndërsa nuk dihet se kush fitoi betejën, pasi videoja ndalet dhe nuk dihet epilogu.
Megjithatë, autori i videos pretendon se dyshja po të luftonin edhe me orë të tëra zor se do të mund ta nxirrte fituesin. /Telegrafi/