Site icon Telegrafi

Filmojnë rrahjen brutale të vajzës 15-vjeçe, dhe e postojnë në Snapchat (Video, +18)

Një nënë ka shpërndarë një video të bijës së saj 15-vjeçe duke u rrahur brutalisht, të cilën dikush e kishte postuar në Snapchat.

Viktima që ka dashur të mos i zbulohet identiteti, ishte sulmuar gjatë të hënës në Guiseley të West Yorkshire derisa po ecte rrugës për në shtëpi.

Sulmi i befasishëm ka ndodhur përballë një restoranti të McDonald’s,  ku shumë njerëz që ishin aty mbetën të shokuar me dhunën e krijuar midis rrugëve.

Lexo po ashtu E zë të dashurin duke e “tradhtuar”, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video)

Gjatë sulmit asaj i janë shkulur flokët, dhe disa herë është qëlluar me shqelma dhe grushta në fytyrë.

Sulmi ishte aq i vrazhdë, sa që vajza që shfaqet në video është dashur të marr trajtim special për të ënjturat në fytyrë.

Por vajzat që e kishin rrahur dhe që e kishin filmuar këtë moment menjëherë e kishin shlyer videon nga Snapchat, por një person tjetër e kishte regjistruar dhe ia kishte dorëzuar policisë së West Yorkshire. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z-J_oteAsMc

Exit mobile version