Site icon Telegrafi

Filmojnë momentet e fundit të jetës – përplasen për vdekje me veturë (Video, +18)

Një video rrëqethëse e publikuar në Snapchat, ka filmuar momentet e fundit të jetës së dy personave që mbetën të vdekur në një aksident trafiku.

Dy të rinj po buzëqeshnin dhe këndonin derisa po filmonin veten me telefon të mençur, kur papritmas përplasen me një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.

Dyshja po lëviznin me shpejtësi të madhe në një autostradë që lidh qytet al-Rayn dhe al-Bishah në Arabinë Saudite, kur papritmas shihet përplasja ku si pasojë mbetën të dy të vdekur në vend.

Në videon e publikuar në Snapchat dëgjohet zëri i lartë i muzikës dhe dyshja që po qeshnin dhe këndonin, derisa njëri prej tyre po filmonte live gjithqka.

Kjo video është shpërndarë në Al Arabiya, ndërsa në të shfaqen edhe dy veturat plotësisht të djegura, ku njëra prej tyre ishte e të rinjve që pësuan aksident.

Drejtoria e trafikut në Arabinë Saudite ka bërë të ditur se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, në 97 përqind të rasteve shkakton aksidentet që ndodhin në gjithë vendin. /Telegrafi/

Exit mobile version