Një krijesë misterioze e cila duket mes kalit dhe drerit, është filmuar në një zonë rurale në Kinë.
Një grup hulumtuesish kanë realizuar videon e kafshës, që është parë në pjesën veriperëndimore në provincën Ksiniang, transmeton Telegrafi.
Besohet se kjo është hera e parë që kjo krijesë është filmuar. Ajo është e njohur me nofkën “kali-drerë” apo Abby Lake (Dreri i Kuq), dhe besohet se ekzistojnë 110 në planetin tonë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MHOvuXMGldw